Nderohen viktimat e 11 shtatorit, ndezën qirinj para Obeliskut në oborrin e Qeverisë

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 08:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar një varg aktivitetesh në nderim të viktimave të 11 shtatorit në ShBA, raporton Ekonomia Online.

Mëngjesin e së shtunës është bërë ndezja e qirinjve para Obeliskut në oborrin e Qeverisë.

Më pas në ora 11:00 bëhet ulja e flamurit në gjysmë shtizë nga ana e Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës dhe ndezja e qirinjve te shtatorja e e ish-presidentit, Bill Clinton, në sheshin që mban emrin e tij.

Kurse nga ora 13:00 mbahet ekspozitë me fotografi në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë.

Në sulmin e 11 Shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Të ngjashme