Nderohet heroi Enver Zymberi

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 11:19 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në kujtim të policit të vrarë në detyrë Enver Zymeri.

Ai ishte vrarë pesë vjet më parë gjatë një operacioni të Njësisë Speciale të Kosovës ROSU, për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës, të cilat ishin nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë.

Zymeri dyshohet se ishte qëlluar nga një snajperist ku edhe kishte mbetur i vdekur.

Ai është shpallur hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Vendimin për një aksion të tillë e kishte marr Hashim Thaçi në atë kohë kryeministër i Kosovës.

Aktivitetet në përkujtim të tij do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.

Mirëpo, edhe pse është shpallur hero nga ish-presidenja Atifete Jahjaga, shteti nuk ia jep pensionin e heroit familjes se Enver Zymberit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme