Ndërpriten gërmimet në Kizhevak të Serbisë për shkak të motit

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në një konferencë për media ka njoftuar se në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, deri në pranverë janë ndërprerë punimet, për shkak të motit, raporton Ekonomia Online.

Ramë Manaj, kryetar i Komisionit për të Pagjeturit, tha se për shkak të kushteve atmosferike punimet janë ndërprerë. Ai foli edhe për aktivitetet tjera që janë bërë, ku përveç që në lokacionin në Kizhevak të Serbisë, janë bërë gërmimet edhe në disa pjesë në territorin e Kosovës.

“Komisioni ka vazhduar punën e tij në gjetjen e të vrarëve. Më vazhdën e aktiviteteve ju njoftojmë që në Kizhevak punimet janë ndërprerë për shkak të rrethanave dhe kushteve të motit. Punimet do të vazhdojnë sapo të krijohet kushtet klimatike. Ekspertet tanë mjeko ligjor kanë qenë vazhdimisht me neve. Ka pasur rezultate por edhe në Kosovë ka pasur gjetje, jo shumë”, tha Manaj.

Ai tha se kanë bërë edhe një plan veprimi, të cilin do ta zbatojnë në bashkëpunimit me institucionet tjera.

“Me datën 8 të këtij muaji kemi bërë një plan veprimi me katër objektiva. Do të fillojmë menjëherë me zbatimin e objektivave. Kemi kërkuar që me  ministrinë e drejtësisë të koordinohemi më shumë sidomos për ndryshimet e ligjeve për të zhdukurit”, tha ai.

Arsim Gerxhaliu ka thënë në lokacionin Kizhevak, janë përdorur tri lokacione për fshehje të krimit nga Serbia, në ujë, miniera dhe varreza civile.

“Duke ju falënderuar imazheve satatlitore të Ushtrisë amerikane kemi gjetur lokacionet”, tha Gerxhaliu.

Gerxhaliu ka thënë se kjo është bërë më qëllim të humbjes së gjurmëve.

“Për shkak të motit është ndërprerë punua dhe deri në kthimin e punës në pranverë do të bëhet identifikimi i 4-5 peronave që janë nxjerrë, tha ai..

Poashtu ai ka thënë se do të vazhdojnë aktivitet tjera edhe në pranverë.

Të ngjashme