Ndërpritet furnizimi me ujë në Gjakovë si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Gjakova përveç që ka bllokim të rrugëve nga reshjet e shiut, po përballet edhe me mungesë të rrymës elektrike dhe furnizim të ujit.

KRU”Gjakova” ka njoftuar se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona kemi ndërprerje të furnizimit me ujë

“KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona kemi ndërprerje të furnizimit me ujë. Zonat të cilat atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë ato zona të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit nga ana e KEDS”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme