Ndërpritet rryma gjatë Konferencës Vjetore të Prokurorëve

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 12:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kohën kur Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ishte pothuajse në përfundim të fjalës së tij, në sallën ku po mbahej Konferenca Vjetore e Prokurorëve është ndërprerë rryma elektrike. Kjo ndërprerje bëri që për disa minuta konferenca të ndërpritej për të vazhduar përsëri me kryetarin Peci.

Kjo konferencë këtë të shtunë kishte mbledhur të gjithë prokurorët, ndihmës-prokurorët , drejtues të institucioneve shtetërore e ambasadorë, në të cilën ndër të tjera u diskutua për sfidat dhe problemet e prokurorive gjatë vitit të kaluar dhe për prioritet për vitin 2018.

Punimet e kësaj konference do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, në të cilën do të diskutohen çështje të ndryshme rreth sistemit prokuroria në Kosovë.

Të ngjashme