Ndërrohet komanda e KFOR-it nga Giovanni Fungo te Salvatore Cuoci

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 12:06 | Nga

Komandanti i KFOR-it për Kosovë, Giovanni Fungo ka dorëzuar detyrën e tij komandantit të ri Salvatore Cuoci.

Në një fjalim gjatë ceremonisë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, Fungo ka thënë që ka udhëhequr këtë komandë me besim dhe përkushtim.

Ai shtoi që po largohet i kënaqur me përmbushjen e misionit të tij në Kosovë dhe se po lë një pjesë të zemrës këtu.

Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për punën që Fungo ka bërë, përderisa theksoi që me ndihmën e KFOR-it, FSK-ja është shndërruar në forcë profesionale e multietnike.

“Mirënjohje për punën e tij për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Koha kur ka Fungo ka shërbyer, ka qenë e rëndësishme për vendin. Në këtë kohë Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje të suksesshme, e angazhimi i KFOR-it ka kontribuar në evitimin e çdo incidenti”

“Me ndihmën e KFOR-it, FSK-ja është një forcë profesionale e multietnike. FSK-ja është e gatshme për kompetenca të reja e funksion të ri” ka thënë Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme