Ndërroi jetë në Vjenë atdhetari dhe profesori Skënder Gashi

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 74 vjeqare ka ndërruar jetë sot, Dr. Skënder Gashi, babai i zëvendëskryeminstrit Dardan Gashi.

Gashi ka ndërruar jetë në qytetin e Vjenës ku edhe kishte jetuar së fundmi.
Dr. Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Gashi ishte udhëheqës i katedres së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.

I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës.

Ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetr i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpuntor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.

Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesor të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.

Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme