Ndërron jetë 17-vjeçari i aksidentuar në Zabel të Ulët

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, me ç’rast ka ndërruar jetë një 17-vjeçar.
Rreth orës 15:00 në fshatin Zabel i Ulët në Drenas, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton lajmi.net.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë ngasësi i motoçikletës, 17-vjeçari me inicialet L.K.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se 17-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë në momentin e aksidentit.

“Rreth orës 15:00, ka ndodhurr një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët në Drenas. Në Aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës L.K, 17-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për lajmi.net.

Të ngjashme