Ndërron jetë ish-kryetari i Vetëvendosjes në Gjakovë

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 13:01 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje kanë dërguar një telegram ngushëllimi pas vdekjes së ish – kryetarit të Qendrës së Vetëvendosje në Gjakovë, Tuha Qurdina.

“Sot morëm lajmin e hidhur që nga një sulm në zemër ka vdekur ish-kryetari i Qendrës sonë në Gjakovë, z. Tuha Qurdina.” njofton Lëvizja vetëvendosje me anë të një telegram ngushëllimi.

Vetëvendosje shpreh se është e tronditur thellë nga humbja e njërit prej aktivistëve më të dalluar të saj.

“Përveç që ishte qytetar i mirë e i dalluar i Gjakovës dhe shumë i dashur me njerëzit që e rrethonin, Z. Qurdina ishte aktivist i pandalshëm, që nuk mungoi asnjëherë në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i përgjegjshëm, punëtor dhe unifikues që i kontribuoi jashtëzakonisht shumë Qendrës sonë në Gjakovë.” shkruan Vetëvendosje duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e të gjithë aktivistëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme