Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar lajmin mbi vdjekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Buliqi, miqve e dashamirëve.

Postimi i plotë:

I dhembshëm lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi.

Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh.

Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve.

U prehtë në paqe!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme