Ndërron jetë komandanti nga dukagjini

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Dukagjinit, Halim Tolaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur i pikëlluar për bashkëluftëtarin e tij.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme