Ndërron jetë në vendin e tij të punës një doktor në Pejë

Pejë | 24 Jan 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë një ditë më parë, në Spitalin e Pejës, Dr. Orhan Gafurri.

Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në facebook.

Mësohet se Dr. Orhan Gafurri ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, ndërsa kolegët e tij sot e kanë kujtuar atë me një minutë heshtje.

”Spitali i Përgjithshëm në Pejë përkujtoi Dr.Orhan Gafurrin i cili vdiq dje në vendin e punës.

Njeri i madhë, gjithmonë pozitiv dhe gjithmonë në shërbim të atyre që kishin nevojë.

I përjetshëm kujtimi për ty Dr.Orhan.

Ngushëllime familjes Gafurri”.

Shkaqet e vdekjes së doktorit në vendin e tij të punës ende nuk janë bërë të ditura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme