Ndërtimi i QMF-së në Veternik – banori: S’i plotëson kushtet urbanistike, pacientët do të helmohen

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 14:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, banori Reshat Sahitaj po e sheh si jo të duhur, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij ndërtimi i kësaj qendre në këtë pjesë nuk i plotëson kushtet urbanistike, pasi siç thotë ai ka mungesës të kanalizimit.

Sahitaj i cili është pronar i shtëpisë përballë ndërtimit të QMF-së, thotë se për këtë çështje do të merret vendimi brenda kësaj jave nga Gjykata në Prishtinë.

“Shpend Ahmeti për të ndërtuar një ambulantë këtu është jashtë të gjitha kushteve urbanistike. Plani i Prishtinës për ambulantë duhet me pas kanalizim. Kjo ambulantë do t’i helmojë qytetarët me mbeturina. Ne jemi kundër ndërtimit të kësaj ambulante sepse po i mbyll rrugët. Shteti hapë rrugë nuk mbyll dhe nuk i plotëson kushtet urbanistike. Për mu Shpend Ahmeti është kriminel i cili e ka shkaktuar planin urbanistik. Ai ka ardhur qëllimisht këtu. Dy shtëpi i janë mbyllur rrugët. Kjo është anti-Kushtetues. Dhe tani jemi në proces gjyqësor dhe brenda kësaj jave do të merret vendim nga gjyqi vazhdon të ndërtohet apo jo. Këto punime kanë filluar qe dy muaj. Kjo tokë është e komunës. Po unë e kom bo rrafsh”.

No description available.

Të ngjashme