Ndihmohen 40 familje skamnore në Prishtinë

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 20:59 | Nga

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar 40 familje skamnorë në Prishtinë.

Familjet që përfituan nga ky aksion janë përzgjedhur në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, konkretisht Zyra për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online, se këto familja kanë përfituar nga një pako ushqimore në vlerë 55 euro, që përfshinë gjëra ushqimore, higjienike, por edhe batanije.

“Ky aksion u mundësua falë donatorëve dhe bamirësve të cilët vazhdimisht po përkrahin aksionet tona në tërë vendin. Sot ndihmuan 40 familje me gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe po ashtu në ditën në vazhdim do të ndihmojmë edhe qindra familje tjera”, ka thënë Kastrati.

Familjet që përfituan nga ky aksion bamirës u shprehën të lumtur dhe falënderuan të gjithë ata që po kujdesën për të zbutur sado pak gjendjen e rënd me të cilën po ballafaqohen çdo ditë.

Aksion i madh humanitare Ndihmohen 40 familje nevojtare ne Prishtin

Posted by Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit on Tuesday, April 25, 2017

Të ngjashme