Ndihmohet “SOS fshati i fëmijëve”

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 15:54 | Nga

Fëmijët e kopshtit “Elita”, kanë dhuruar ndihma simbolike për fëmijët e fshatit “SOS”, kurse arushi “Lino”, ka shpërblyer fëmijët për humanitetin e tyre , me libra për ngjyrosje.

Në kuadër të kampanjës “Fëmijët ndihmojnë fëmijët”, fëmijë të kopshteve të ndryshme në Komunën e Prishtinës janë duke dhuruar rrobe për fëmijët e SOS Fshatit, kampanjë kjo që është duke u zhvilluar me brendin Lino, shkruan KultPlus.


Arushi Lino sot ka vizituar fëmijët e kopshtit “Elita”, në Ulpianë, ku arushi Lino me fëmijët e këtij kopshti kanë shkëmbyer dhuratat.
Fëmijët e kopshtit “Elita”, kanë dhuruar ndihma simbolike për fëmijët e fshatit “SOS, kurse arushi “Lino”, ka shpërblyer fëmijët për shpirtin e tyre human, me libra për ngjyrosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme