Ndodh dhe kjo: Në Mushtisht të Suharekës dy arinj hyjnë në oborrin e një shtëpie

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Mushtisht të Suharekës dy arinj janë kapur nga kamerat e sigurisë duke hyrë në oborrin e një shtëpie të këtij fshati.

Video është bërë publike nga kryetari i këtij fshati.

Ai më tutje në postimin e tij në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

Ndër të tjera ai u kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e duhura me qëllim shmangien e rrezikut prej kafshëve të egra.

Të ngjashme