Ndodh edhe kjo: Fëmijët nuk lejojnë të hiqet bora

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Bora që ra ditëve të fundit i ka gëzuar shumë fëmijët.

Meqë këtyre ditëve e kanë edhe pushimin vjetor të mësimit, fëmijët po e shfrytëzojnë kohën që të rrëshqasin nëpër rrugicat e kryeqytetit.

Zyrtari për komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka publikuar një fotografi gazmore, ku shihen fëmijët duke bërë “rezistencë” para makinerisë komunale qe largon borën.

“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë”, ka shënuar Tahiri mbi përshkrimin e fotografisë.

Të ngjashme