Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Të ngjashme