Ndryshon moti, sot dhe nesër priten reshje shiu

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Mot të ndryshueshëm parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot dhe nesër.

IHMK njoftoi se gjatë këtyre dy ditësh parashihen edhe reshje shiu, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

“Parashikimi i Motit për dy ditë 27-28 korrik 2022!Do të mbajë i ndryshueshëm, ku gjatë këtyre dy ditëve parashihen edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, njofton Instituti.

Të ngjashme