Ndryshon pamja e NewBornit, mbulohet me portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës janë vendosur në monumentin NewBorn, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Shtatë shkronjat u mbuluan me poster, ku shihen gratë të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre.

Në mesin e grave që janë vendosur në këta posterë, ka sportiste, artiste, politikane, gazetare etj.

Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme.

Loren Peace, gazetare nga Amerika dhe ideatore e këtij projekti, ka treguar se në këtë projekt ka punuar për rreth disa muaj.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga,  tha se ky inaugurim është i rëndësishëm sepse jemi pak ditë para shënimit të 20- vjetorit të lirisë. Ajo tha  se gratë kanë dhënë kontribut jo vetëm gjatë luftës, por veçanërisht edhe në proceset e shtetndërtimit.

“Të përgëzoi Loren për një projekt jashtëzakonisht të mirë një projekt të domosdoshëm për rolin e gruas në Kosovë të cilin ajo e ka luajtur me dekada me radhë dhe ky projekt edhe pse është realizuar në këto muajt e fundit po inaugurohet në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën, jemi pak ditë afër shënimit të 20- vjetorit të lirisë së Kosovës”, tha ajo.

“… Ky projekt jo vetëm që po vendoset është vetëm në anën e kundërt të monumentit të heroinave e cila e ka domethënien për rolin e gruar në Kosovë për angazhimin për përkushtimin e sajë në këto dekadat e fundit dhe kjo e pasqyron më së miri se çfarë gruaja ka dhënë për Kosovën sepse gruaja ka qenë pjesë e të gjitha proceseve në të cilat kemi kaluar ko vetëm gjatë periudhës së rezistencës jo vetëm gjatë luftës por veçanërisht edhe në proceset e shtetndërtimit” tha Jahjaga.

Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të qëndrojë nga data 7 deri më 14 qershor.

Të ngjashme