Në 10-vjetorin e vdekjes, Shaban Viqa dekorohet “Hero i Kosovës”

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 18:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 10-vjetorin e vdekjes së atdhetarit Shaban Viqa-Baci, është mbajtur akademi përkujtimore. Me këtë rast, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ndau për Bacin, dekoratën post-mortum, atë të Heroit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Bazuar në kompetencat e mia si president kam marr vendim që Shaban Viqa-Baci të nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit të Republikës së Kosovës me urdhërin hero i Kosovës”, tha Thaçi.

Kreu i shteti foli edhe për jetën e Viqas, ku tha se ai tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së Kosovës i fili shtëpinë e tij e kishte shndërruar në bazë të UCK-së në Ferizaj.

“Para 10 viteve pushoi zemra e një çlirimtari që jetën ia kushtoi lirisë e pavarësisë së Kosovës, por edhe betejës për Bashkim Kombëtar, Shaban Viqa i njohur si Baci i përket profilit veprimtarësh e luftëtarësh që vënë interesin kombëtar që e shndrrojnë në kauzë dhe filozofi jete dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur dihet se ai u edukua në një familje me përcaktim të qartë kombëtar. Idealin e tij për atdhedashuri e zbuloi UÇK-ja, pa asnjë hezitim Shaban Viqa shtëpinë e tij në Greme të Ferizajt e shndërroi në bazë të UÇK-së. Është njëri prej pjesëmarrësve të Epopesë së Jezercit dhe betejave të rëndësishme tjera, në radhët e UÇK-së, ishte edhe bija e tij”, tha Thaci.

Thaçi tha se Shaban Viqa tërë jetën luftoi për vendin e tij dhe për të drejtat e shqiptarëve që ishin në Luginë e Maqedoni.

“Viqa ishte veprimtar i kalitur me lëvizje patrotike të viteve të mëhershme duke vazhdu deri në çlirimin e Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni e Luginë”, tha Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shprehu mirënjohjen e tij për organizatorët që shënuan këtë përvjetor.

“10 vjet pas ikjes në amshim na duket sikur Shabani është këtu dhe pas pak qasjes do ta takojmë për kafe, ishim mësuar praninë tij ta ndjenim edhe kur e nuk e takonim sepse e dinim që ai ishte në lëvizje duke mos munguar kurrë aty ku dëgjohet një klithje atdheu”, tha ai.

Aliu tha se Viqa cdo herë i është vë në shërbim vendit deri në flijimin e jetës së tij.

“Atdhedashuria e Shaban Viqa ishte përgjegjësi veprim nderi edhe në vetëflijim, nuk ka copëza së Shqipërisë natyrale që të mos ndjente prekjen frymësuese të Shabanit, ai fliste qetë, shtruar, pa zhurmë, por oshëtimën e tij e ndjenim në krismat e lirisë për atdheun”, tha Aliu.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, tha se me këtë dekoratë që i është bërë Bacit, familja ka fituar begatinë më të madhe për një njeri.

“Shtëpia e tij ishte një gërzhim nga ku u mobilizuan me organizim të Bacit me dhjetëra ushtar për në front të UCK, ishte shtëpia e bacit ku u bë depo e kazermë për të furnizuar frontin e UÇK-së, prandaj Shaban Viqa do kujtohet me jetë e jetë, familja humbët bashkëshortin, babain, vëllain, humbje e madhe, por sot me dekorim për Bacin si hero te Kosovës ju keni fituar begatinë më të madhe që mund të ketë një familje e një njeri prandaj presidenti ka bërë punën e duhur”, tha Ahmeti.

Ndërsa, Vëllai i Shaban Viqës, Nazmi Viqa tha se ndjehet krenar për këtë nderim që iu bë vëllait të tij si Hero i Kosovës.

“Jeta dhe vepra e vëllait tonë ishte liri për pavarësinë e Kosovës për çlirimin e luginës, përpjekje e pandashme për zhvillim dhe përparim të gjithë kombit tonë, shpallja hero i Kosovës është kurora e tërë përpjekjeve të luftës në shërbim të popullit e atdheut që bëri Baci ynë”, tha Viqa.

Të ngjashme