Në 11-vjetorin e Pavarësisë, Shtimja bëhet me palestër sportive

Shtime | 17 Shk 2019 | 17:02 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendi që kujtohet për historinë e një ndër masakrave më të tmerrshme të njerëzimit, atë të Reçakut, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u bë me palestër sportive, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komunën e Shtimes, ndërtuan palestrën sportive në këtë qytet, një investim ky i cili ka kapur shifrën prej 2,5 milionë euro.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur për përurimin e kësaj palestre sportive.

Ai përgëzoi ministrin Gashi për punën e bërë dhe tha: “Falënderojmë Ministrinë për këtë investim të jashtëzakonshëm. 

“Jam shumë i sigurt që Shtimja ka qenë kampion i lirisë e shumë shpejt do jetë kampion edhe në sport”.

Ai, po ashtu, iu uroi të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës 11-vjetorin e Pavarësisë.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, në përurimin e kësaj palestre, tha se është i lumtur që për një periudhë të shkurtër kanë arritur ta përmbyllin njërin nga projektet më të rëndësishme të sportit, projekt ky që ka kushtuar rreth 2 milion e gjysmë euro.

“Ky investim është nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, bashkë me Komunën e Shtimes, e cila ka investuar në këtë objekt. Jemi zotur që brenda një periudhe të shkurtë ta përmbyllim këtë projekt të stërzgjatur. Po ashtu, ne tashmë kemi përmbyllë edhe projektin e stadiumit dhe jemi dakorduar që Shtimes të ia ndërtojmë edhe qendrën rinore”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot në këtë ditë festë për vendin tonë po e përurojmë palestrën sportive dhe më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme te të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Shtimja të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive”, tha ministri Gashi.

“Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, me sukseset e tyre  të arritura në vend dhe ne arenën ndërkombëtare çdo here po na bëjnë krenar  dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbështesim fuqishëm sportin në vendin tonë dhe do të jemi gjithmonë afër sportisteve dhe sportdashësve”, u shpreh kreu i MKRS-së.

Shtimja priti edhe njërin ndër miqtë e mëdhenj të saj, ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ky i fundit ishte i ftuar me kërkesën e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ai tha se ai sa herë vjen në këtë qytet atë e përcjellin kujtime të zymta pasi që atij këtu gjithmonë i kujtohet masakra e Reçakut.

“Jam këtë pasdite nga një befasi dhe shumë papritur që të vij këtë dhe ta shoh këtë sallë shumë të bukur. Çdo herë që e vizitoj Shtimen unë vij për një rast të zymtë që ka ndodhë para 20 vitesh si masakra e Reçakut”, tha Walker, raporton Ekonomia Online.

-Ishambasadori Walker tha se Kosova nuk duhet të veçohet vetëm për lajme të këqija por edhe të mira.

“I ndjek lajmet për Kosovën që paraqiten në lajmet ndërkombëtare dhe zakonisht ka disa lajme të këqija. Medaljet e arta në xhudo, futbollistët kosovarë që luajnë në ekipe të famshme ndërkombëtare janë lajme të mira që vijnë shpesh nga Kosova edhe në sport e kulturë që ju e keni dëshmuar”, tha Walker

Ndërsa, kryetari i Shtimes Naim Ismajli, tha se ky projekt do t’iu mundësojë sportistëve të Shtimes që talentin e tyre në sport ta zgjerojnë edhe përtej këtij qyteti, madje edhe jashtë Kosovës.

“Një projekt i tillë do krijojë mundësinë tek sportistët tanë që talentin e tyre ta zgjerojnë dhe të bëjnë që sporti në Komunën e Shtimes të jetë një prej sporteve më të promovuara”, tha Ismajli.

Të ngjashme