Në 110-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë promovohet libër për jetën e saj

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 15:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza, një sagë për jetën e shqiptarëve katolikë të Shkupit”, e autorit Skënder Hasani, raporton Ekonomia Online.

Skënder Hasani, autor i librit, tha se libri është promovuar edhe në Shkup. Ai theksoi se njerëzit e mëdhenj si Nënë Terezë meritojnë të nderohen.

“Para dy ore është promovuar libri edhe në Shkup. Ne sot kur po shënojmë 110-vjetorin e saj. Instituti i trashëgimisë në Shkup po bënë hapa të guximshëm në ndriçimin e jetës së Nënës Terezë”.

Ai ka treguar se në Shkup kanë themeluar një institut që merret me jetën e shenjtores.

“Një hap serioz në këtë drejtim posa e hodhëm në Shkup pikërisht sot, themeluam Institutin për jetën e saj. Teksa kthyem gjuhën e saj në pllakën përkujtimore në Shkup aty ku ndodhen themelet e lindjes së saj”.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, tha se angazhimi i Nënës Terezë i ka bërë nder kombit, raporton EO.

“Ky botim vetëm që ngërthen në vete studime të sakta të Nënë Terezës reflekton mund trungun familjar dhe shkollimin e saj. Me angazhimin e saj i ka bërë nder kombit”.

Donë Lush Gjergji, tha se e kemi borxh që të shkojmë gjurmëve të Nënës Terezë.

“Kush më mirë se Nëna Terezë e ka dëshmuar këtë traditë bukë kripë dhe zemër.

“Libri që keni në dorë do të iu ndihmojë ta kuptoni bërthamën e saj”.

Të ngjashme