Në 20-vjetorin e masakrës së Poklekut, kërkohet mbledhja e fakteve për gjykimin e krimeve serbe

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Poklekut, e cila nisi me një minutë heshtje për të gjithë të rënët, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se Drenica ishte cak i gjenocidit për disa herë me radhë. Ai tha se në vitin 1998-1999, janë vrarë 74 dëshmor derisa në muajin prill të vitit 1999, u vranë mbi 400 dëshmorë.

“Kam nderime të veçanta për familjet Muqolli, Elshani, Caraku, ku pas “Epopës së Jasharajve”, ky pasoi edhe më lirinë e Drenicës. Gjithashtu Drenica është hedhur tre herë ne gjuajtje, kurse pas 30 vitesh u kthye prapë në shënjestër, ku u vranë shumë civilë, fëmijë, gra e pleq”, u shpreh Lladrovci.

Skender Muqolli, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të mbledhin faktet dhe në momentin kur të themelohet ndonjë gjykatë që i gjykon krimet serbe në Kosovë, të ketë fakte për të dënuar ata që kanë kryer gjenocid.

“Pokleku ishte cak i shumë sulmeve, paramilitaret kryen krim, ku vranë civil që ishin të pa armatosur, aty u vra edhe një foshnje 6 muajshe që nuk gëzoi lirinë, e deri tek pleqtë u vranë, ku iu bëjë thirrje që të mbledhin fakte në mënyrë institucionale, që mos të zhduken e siç kanë nisur të zhduken, por të formohet një gjykatë e të kemi ku te shfaqim faktet tona”, u shpreh Muqolli, raporton EO.

Hysni Gucati nga OVL-UÇK, tha se 17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri.

“Kjo datë është datë historike, e duhet mbajtur mend, por duhet të jeni krenar ju familja Muqolli, Elshani, Caraku, për bijtë dhe bijat e tua”, u shpreh Gucati.

Profesori Nuri Behxheti, tha se historia e Kosovës ka kaluar në shumë faza.

“Historia e Kosovës ka kaluar në shumë faza, por kanë pasur ngjarje të ndryshme, por gjithmonë kanë qenë ne shënjestër. E gjithë Kosova por veçmas Drenica, ka qene Qendra e pushtimit. Në këto 20 vite kanë kaluar shumë shpejt, pra para 20 viteve kemi pasur problem me okupatorin serb, nuk ka qenë e lehtë të shohësh ushtrinë e Serbisë e të ngrihesh kundër tyre“, u shpreh Behxheti.

Në këtë akademi ishte paraparë të jetë edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, por për shkak të seancës së Kuvendit nuk mori pjesë.

Para 20 vjetëve në Poklek, forcat serbe vranë e masakruan dhe në fund i dogjën 54 shqiptarë të familjes Muçolli dhe Elshani, në mesin e tyre shumica gra, pleq e fëmijë.

Të ngjashme