Në 20-vjetorin e masakrës së Rezallës kërkohet që kryesit e krimeve të vihen para drejtësisë

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 13:22 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Rezallës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se në çdo përvjetor të masakrave të tilla kujtohen dhimbjet e krenari njerëzit që ranë për atdheun e tyre.

“Në çdo përvjetor me dhembje e krenari kujtojmë të dashurit tanë, jemi mbledhur për të përkujtuar masakrën e Rezallës si masakra më e tmerrshme ku serbët kryen krime të pamëshirshme mbi popullatën e pafajshme civile”, tha Jashari.

Ai tha se në këtë masakër kishin rënë 94 banorë dhe të tjerë ende mbesin të zhdukur nga serbët të cilët me çdo kusht kërkonin t’i fshehin gjurmët.

“94 banorë të Rezallës që ranë për liri e pavarësi dhe ata që ende mbesin të zhdukur, egërsia serbe përveç se ekzekutoi në mënyrë barbare ata u munduan të na fshehin gjurmët duke masakruar më të dashurit tanë të mbysin ëndrrën për pavarësi”, tha ai.

“Rezalla ishte qendër e rezistencës, vatër e heronjve, ky vend na dëshmon se sa e vlefshme është atdheu e liria jonë, sa e shenjtë dhe me sakrificë u desht të arrihet kjo. Historia e Kosovës është e dhimbshme dhe përvjetorët kanë dhimbje e sakrificë në përpjekje për liri e pavarësi ata që kryen krime duhet të dënohen sepse vetëm atëherë kur drejtësia të i ndëshkoj kriminelët do të qetësohet zemra e prindërve tanë”, shtoi Jashari.

Historiani, Haxhi Ademi tha se Drenica kishte qenë zona e cila kishte përjetuar më së shumti gjenocidin serb.

“Gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë u zhvilluan beteja të shumta mes Ushtrisë Clirimtare të Kosocës dhe serbëve, por në Drenicë përmasat e luftës ishin më të mëdha se në gjitha rajonet”, tha Ademi.

Ai tha se 76% të shqiptarëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë kishin qenë viktima civile, që Serbia synonte spastrimin etnik.

“Sipas statistikave 76% e të vrarëve në Kosovë janë viktima civile ku Serbia kishte qëllimin e vetëm spastrimin etnik të shqiptarëve, ndërsa në 94 banorë në Rezallë u vranë të moshave të ndryshme duke filluar nga 5 vjeç deri në mbi 90 vjeç”.

Këshilltari politik i presidentit, Ismail Syla ka përshëndetur të pranishmit në emër të presidentit Hashim Thaçi i cili u tha se për arsye objektive nuk ndodhët në këtë përvjetor.

“Njerëzit e masakruar të juaj janë fytyra e vërtetë e lirisë së Kosovës, ata nuk janë viktima e martire por janë heronj të heshtur sepse ata qëndruan në tokën e tyre dhe çmimi i lirisë janë ato 5 litra gjak të trupit të tyre që derdhën në tokën e tyre”, tha Syla.

“Kosova me heronj, dëshmor e martirë është pjesë e historisë duke vë vulën e njeriut që deri me vetëdije të plotë vepruan dhe luftuan për vendin”, shtoi Syla.

Ndërsa, Hysni Gucati nga OVL tha se masakra e Rezallës ishte njëra ndër masakrat më të rënda që ndodhi mbi popullin civil më 5 prill të vitit 1999.

Deputetja, Blerta Deliu në emër të familjarëve të Rezallës tha se Kosova asnjëherë nuk do të harroj krimet që Serbia i kreu në Kosovë.

“Jemi mbledh për të përkujtuar dëshmorët e lirisë, për të kujtuar të kaluarën dhe për të marr energjitë të reja për shtetin tashmë të lirë. Kosova nuk do të harroj asnjëherë krimet që kreu shteti i Serbisë në Kosovë”, shtoi Deliu.

Të ngjashme