Në 24 orët e fundit, 8 persona të ndaluar nga prokuroritë themelore

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj (3) personave për veprën penale “Vrasje e rëndë””, thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme