Në 68-vjetorin e themelimit, Arkivi i Kosovës hap dyert për vizitorë

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 10:43 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (AShAK),  hapi zyrtarisht “Javën e Arkivit të Hapur”, me që rast pati vizitor nga profile të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Gjatë Javës së Arkivit të Hapur, e cila do të zgjasë prej 25-29 mars, vizitorët kanë mundësinë të shohin për së afërmi punën e AShAK-së, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që posedon AShAK-u.

Kryeshefi ekzekutiv i AShAK-së, Ramë Manaj, tha se Java e arkivit të hapur organizohet për të sensibilizuar  opinionin e gjerë lidhur me rëndësinë dhe punën e arkivit si institucion.

“Kam nderin të shpallë të Hapur javën e Arkivave të Hapura. Sivjet është viti i dytë i organizimit që bëhet në kuadër të përvjetorit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Në javën e kaluar ne kemi shënuar 68 vite të veprimtarisë sonë. Misioni ynë është ruajtja e dokumenteve zyrtare, sjellja e tyre në arkiv, rregullimi, përpunimi, mirëmbajtja”.

“Edhe kësaj here mund të shihni organizimin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, klasifikimin, sistemimin dhe rregullimin e dokumenteve për të ruajtur kujtesën e kombit. Pjesa qendrore që tërheq vëmendjen tuaj është depoja ku ruhet lënda arkivore”.

“Ne kemi gjithsej 8 mijë metra gjatësi lineare lëndë arkivore, kjo sasi i referohet një periudhe të gjatë kohore prej paraluftës së parë botërore, pastaj prej vitit 45 deri 9 -99 dhe këndej. Kjo sasi nuk është e madhe sepse ne llogarisim se më shumë kemi lëndë arkivore jashtë Arkivave se sa brenda tyre”.

Ai tha se kanë mungesë të hapësirës, por tha se Ministria e Kulturës ka ndarë rreth 300 mijë euro për raftet në këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

“Por jemi të limituar edhe nga hapësira sepse është vetëm 50 për qind e rregulluar, por këtë vit ka një interesim të shtetit të shtuar për arkivin. Vitin e kaluar kemi pasur një investim prej 250-300 mijë euro për raftet këtë vit janë në fillimin e procedurave të tenderimit të renovimit në Ministrinë e Kulturës”.

“Nuk kemi asnjë lloj embargo për këqyrjen e dokumenteve. Sigurisht ndonjë dokument nuk mund të shihet se janë shumë, por vizitoret kanë mundësinë ta shohin të gjithë sasinë e tyre”.

Të ngjashme