Në 9-vjetorin e miratimit, bëhet thirrje të ruhet dhe respektohet Kushtetuta

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 17:33 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën intonimin e himnit shtetëror të Kosovës ka filluar ceremonia e shënimit të ditës së Kushtetutës së Kosovës.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm krerët më të lartë shtetërorë dhe personalitetet tjera nga jeta politike në vend, raporton Ekonomia Online.

Hoxha: Miratimi i Kushtetutës vuri themelet e shtetit tonë

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se respektimi i Kushtetutës dhe sundimi i ligjit është obligim i të gjithë qytetarëve.

Hoxha ka thënë se miratimi i Kushtetutës, përveç vuri themelet e shtetit të Kosovës, po ashtu vuri themelet e vlerave dhe parimeve demokratike të cilat populli ynë i përqafoi.

“Të  gjithë ne duhet te besojmë në vlerat dhe parimet kushtetuese, duhet të besojmë fuqishëm në shtetin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane”, tha ajo.

Thaçi: Qenësore zbatimi i Kushtetutës

Presidenti Hashim Thaçi, tha se të gjithë duhet të angazhohen për respektimin e rendit kushtetues të Kosovë.

Kreu i shtetit në fjalën e tij, tha se u zotuan që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike, dhe që shteti i Kosovës të kontribuojë në stabilitetin e vendit me një bashkëpunim të mirë më të gjitha vendet fqinjë.

“Institucionet Kosovës dhe qytetarët kanë punuar që Kosova të jetë vendi i të gjithëve. Jemi faktor stabiliteti në rajon. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parime kushtetuese gjithëpërfshirëse.

Republika e Kosovës ka krijuar mekanizmat e vetë për mbrojtjen e qytetarëve, promovimin dhe zhvillimin e prosperiteti social për të gjithë qytetarët e saj. Zbatimi kushtetues është qenësor për vendin tonë”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi kërkoi që të gjithë qytetarët të jenë të angazhuar në respektimin e rendit juridik me qëllim të ecjes përpara krah për krah me botën e qytetëruar.

“U zotuam që vendi të jetë shtet i cili do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe botës. Që ekonomia e lirë tregut të jetë pjesë e zhvillimit ekonomik. Çdo dit po punohet në anëtarësimin e Kosovës në BE”, tha ai.

Veseli: Kushtetuta e Kosovës, identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran

Kryeparlamentari Kadrti Veseli tha se Kushtetuta e Kosovës u krijua për të zbatuar deklaratën e pavarësisë.

Ai tha se kjo kushtetutë është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran dhe se ajo ngërthen në vete veprime nga të cilat kurrë nuk do të heqin dorë.

“Askush nuk mund të jap mandate pa vullnetin e qytetarëve tanë askush nuk do të jetë mbi rendin dhe ligjin. Sovraniteti i ligjit është rruga drejt Bashkimit Evropian.

Sovraniteti i individit që do të thotë që liritë dhe të drejtat e njeriut janë të pacenueshme në vendit tonë”, tha ai.

Veseli tha se ka ardhur koha që prioritet të jetë punësimi dhe zhvillimi ekonomik.

“Ne duhet t’i arrijmë synimet e popullit tonë synimet që keni ne bashkërisht”, tha ai.

Mustafa: Kushtetuta garanton zbatimin e të drejtave të njeriut

Kryeministri Isa Mustafa tha se Kushtetuta e Kosovës është kurorë juridike dhe politike e shtetit tonë.

“Konstatoj se Kushtetuta jonë ka qenë dhe mbetet bazë e fortë e demokracisë si një busull drejt integrimeve evropiane përmes të cilës ne kemi siguruar edhe zhvillimin ekonomik duke siguruar që shteti jonë të ketë stabilitet dhe rritje më të madhe ekonomike për të cilën e vërteton edhe Banka Botërore”, tha ai.

 

Të ngjashme