Në “Activate Talks” kërkohet që personave me aftësi të kufizuara t’u krijohet qasje e barabartë

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janis McDavid, një folës motivues me aftësi të kufizuar, i ftuar nga UNICEF-i në ngjarjen “Activate Talks”, ka takuar shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.

McDavid tha se personat me aftësi të kufizuara nuk janë të përfshirë në shumë aktivitete që të tjerët bëjnë.

Ai shtoi se personat me aftësi të kufizuara nuk respektohen në ndërtimet e objekteve atyre nuk u jepet mundësia për të vizituar ato si pasojë e ndërtimit jo adekuat për ta.

“Avokimi në Kuvend apo televizion është një gjë, por t’i marrim njerëzit me aftësi të kufizuara dhe në gjitha sistemet t’i dërgojmë atje sepse është pikë vendimtare të arrijnë te një shoqëri gjithëpërfshirje sepse nëse nuk i shohim ata në shkolla, qendra tregtare e shkolla është e vështirë të përmbushim këtë qëllim dhe të jemi një shoqëri gjithëpërfshirëse”, tha McDavid.

“Nëse flasim për përfshirjen ne po flasim për një detyrë shoqërore që duhet trajtuar si shoqëri në tërësi”, tha ai.

McDavid tha se të gjitha vendet duhet të jenë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se të gjitha organizatat që merren me personat me nevoja të veçanta të kenë prioritetet e njëjta së bashku dhe me Qeverinë e shoqërinë të realizohen këto prioritete.

“Ne do të kemi 30 pika të agjendës që secila organizatë ka prioritete të mira për avokim, por duhet të bëhemi bashkë për 4-5 prioritete qe duhet punuar gjitha organizatat me i shty përpara bashkë me qeverinë dhe shoqërinë”, tha Sahin.

Bujar Kadriu nga Organizata e Personave me Aftësi të Kufizuara (OPAK) ka treguar për problemet qe hasin këta persona dhe sfidat që ende i kanë si mungesë e mbështetjes nga institucionet.

“Kemi progres të lehtë me fëmijët me Sindrom Doën dhe autizëm ata përfitojnë një shumë prej 100 euro, një ligj qe nga 2009 nuk ka pasur asnjëherë ngritje ekonomike dhe ne e dimë që këta fëmijë dhe familjet janë në një gjendje të rëndë sociale”, tha Kadriu.

“Ne si Kosovë ende kemi sfida serioze dhe kemi sfida në zbatueshmërinë e ligjeve dhe si pasoj e kësaj fëmijët me nevoja nuk marrin shërbime adekuate që janë në interes për ta”, shtoi Kadriu.

Afrim Maliqi nga OPAK-u tha se organizatat krijohen si pasojë e gjendjes së vështirë të këtyre personave.

“Në Kosovë dhe vendet tjera organizatat për persona me aftësi të kufizuara krijohen si reagim i gjendjes së vështirë në të cilën gjenden këta persona”, tha Maliqi.

Ai tha se ka një kohë të gjatë në Kosovë nuk janë nxjerrë statistikat për këta persona.

“Sipas statistikave janë 74 mijë qytetarët fëmijë e të rritur me aftësi të kufizuar dhe kjo tregon se sa jemi larg vlerësimit, është mirë me qenë vlerësimet e personave të kufizuara dhe të dihet situata se si qëndron Kosova”, tha Maliqi.

Maliqi tha se personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar në çfarëdo shërbimi e qasje si në edukim etj.

Zyra e UNICEF-it ka organizuar të martën dhe të mërkurën edicionin e dytë të “Activate Talks”, një ndër ngjarjet më të mëdha që mbledh të rinjtë nga e gjithë Kosova.

Këtë herë “Activate Talks” trajton temën “Tajkalimi i kufijve”, dhe mbledh më shumë se 300 të rinj, dhe prezanton mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit ku jetojnë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerët e saj.

“Activate” është ngjarje që ngërthen në vete invoatorët e rinj, si zgjidhës të problemeve të shoqërisë dhe krijues të ideve të reja që kontribuojnë në të mirë të komunitetit.

Këtë edicion, sikurse edhe edicioneve tjera, UNICEF ka ftuar mysafirë special nga gjithë bota për të shënuar këtë ngjarje dhe për të motivuar të rinjtë.

Mysafir special në këtë edicion është Janis McDavid i cili është folës motivues me aftësi të kufizuar.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Janis McDavid, një folës motivues me aftësi të kufizuar, takon shoqatat e personave me aftësi të kufizuara

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. September 2019

Të ngjashme