Në “Activate Talks” paraqesin sukseset dhe sfidat personalitete vendore dhe ndërkombëtare

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Meriton Binakaj nga Gjakova i cili si pasojë e një aksidenti mbeti me nevoja të veçanta u ka bërë thirrje të gjithë personave që personave të kësaj kategorie që sa më shumë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Binakaj në  edicionin e dytë të “Activate Talks”, një ndër ngjarjet më të mëdha që mbledh të rinjtë nga e gjithë Kosova, shtoi se personat me nevoja të veçanta duhet të jenë pjesë e komunitetit dhe të kontribuojnë në të mirën e vendit.

“U bëj thirrje fëmijëve me aftësi të kufizuara që të aktivizohen dhe familjarët të i japin shtytje, sepse po të mos kishin qenë familjarët e mi unë nuk do isha këtu, personat me aftësi të kufizuar duhet të japin sa më shumë nga vetja dhe të marrim pjesë në projektet që janë në të mirën e komunitetit”, tha Binakaj.

Udhëheqësi i të rinjve në punëtorinë UPSHIFT, Besfort Golaj, tha se institucionet e vendit duhet përkrahur më shumë personat me nevoja të veçanta dhe bëri apel të blihen produktet qe punohen nga ta sepse fondet i ndihmojnë ata.

“Bëj apel që produktet që krijohen nga grupi ‘Për ty’ t’i blejnë produktet që punohen nga këta persona sepse të gjitha këto financa do të shkojnë në të mirën e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë”, tha ai.

Udhëheqësja e të rinjve në punëtorinë “PODIUM”, Erta Rashiti, ka folur për problemin që kishte me ankthin social, por që ia kishte dalë ta mundte këtë ankth duke u socializuar me njerëz, raporton EO.

Alpinistja, Uta Ibrahimi, ka shpalosur vështirësitë e saj gjatë ngjitjes në majën më të lartë të botës, në Everest dhe paragjykimet që ishin në Kosovë se një vajzë nuk mundet të ngjitet në atë maje.

“Kur fillova me u bë gati për ngjitjen në Everest u sfidova me shumë gjëra që më parë nuk e kam dit qe ka dallim mes vajzave dhe djemve që jetojnë në Kosovë, ka qenë e vështirë me e bind shoqërinë që një çikë që ka lind në Gjilan e po do me u ngjitë në majat më të larta të botës”, tha Ibrahimi.

“Për 3 vite kam arrit me i ngjit 5 maja dhe jam bërë vajza e vetme në Ballkan me ngjitje në 5 maje mbi 8 mijë metra, projekti im është duke vazhdu”, tregoi ajo.

Mërgim Cahani nga “Gjirafa” ka folur për kompaninë ku ai punon që tani ka më shumë se 100 të punësuar dhe sfidat që ka pasur kompania në filet e saja dhe që vazhdon të ketë, po ashtu edhe për sukseset që ka pasur.

Ndërsa, Ulrika Richardson nga USAID-i tha se secili duhet ta bëj ndryshimin nga vetja. Sipas saj, Kosova ka potencial të bëj ndryshimin pasi ka popullatën më të re dhe aktive.

“Kosova ka popullatën më te dhe ka kaq shumë potencial ju mundeni ta sjellin ndryshimin në Kosovë dhe e keni fuqinë ta bëni Kosovën siç ju e ëndërroni të jetë”, tha ajo.

Robert Erzin nga IPKO tha se kjo mbështet Kosovën me projekte të ndryshme dhe do të fokusohet aty ku ka më shumeë nevojë.

“Ne kemi dhënë shumë projekte, kemi ndihmuar edukimin në Kosovë, organizata të ndryshme, shkollat nuk janë edhe aq të mira nganjëherë është edhe rrezik të shkohet aty, por ne japim projekte aty ku ka më së shumti nevojë”, tha ai.

Zyra e UNICEF-it organizon, të martën, edicionin e dytë të “Activate Talks”, një ndër ngjarjet më të mëdha që mbledh të rinjtë nga e gjithë Kosova.

Kjo ngjarje ka nisur në ora 10:00 në “Cineplexx”, në “Albi Mall”, dhe transmetohet drejtpërdrejt nga Ekonomia Online.

Këtë herë “Activate Talks” trajton temën “Tajkalimi i kufijve”, dhe mbledh më shumë se 300 të rinj, dhe prezanton mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit ku jetojnë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerët e saj.

“Activate” është ngjarje që ngërthen në vete invoatorët e rinj, si zgjidhës të problemeve të shoqërisë dhe krijues të ideve të reja që kontribuojnë në të mirë të komunitetit.

Këtë edicion, sikurse edhe edicioneve tjera, UNICEF ka ftuar mysafirë special nga gjithë bota për të shënuar këtë ngjarje dhe për të motivuar të rinjtë.

Mysafir special në këtë edicion është Janis McDavid i cili është folës motivues me aftësi të kufizuar.

Të ngjashme