Në Akademi filloi trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës

?????????????????????????????????????????????????????????
Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot filloi trajnimi bazikë i gjeneratës së 54-të,  të Policisë së Kosovës.

Kolonel Milorad Corac drejtor i Departamentit për Trajnime në Drejtorinë e Përgjithshme si dhe  instruktorët e Policisë së Kosovës në Akademi ju dëshiruan mirëseardhje kadetëve të rinj  dhe i inkurajuan ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.

Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Trajnimi i cili do të zgjatë deri në shtator 2019  do ta vijojnë  430  kadet të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme