Në cilat raste jeni të liruar nga mosmbajtja e maskës?

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Fillimisht maska u rekomandua nga ekspertët shëndetësorë për të parandaluar infektimin nga virusi COVID-19.

Pastaj, kjo u bë një gjë ligjërisht e detyrueshme në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Qeveria e re Kosovës në mbledhjen e pestë të saj ndërmori disa masa në tentativën e saj për të frenuar përhapjen e virusit.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveçse këto:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit dhe çiklimit;

Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme