Në Ditën Botërore të Tokës bëhet thirrje për kujdes ndaj mjedisit

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 11:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Komunën e Prishtinës, FSK-në dhe OJQ-të mjedisore, kanë shënuar Ditën Botërore të Tokës.

Me këtë rast u organizua një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u shpërndanë dhe trasta nga materiale të riciklueshme, për t’i eliminuar qeset e plastikës që ndotin mjedisin, raporton Ekonomia Online.

Ministri Ferat Shala, tha se ky aktivitet rikthen kujtesën për të rishikuar se “ku jemi në raport me tokën e mjedisin”.

“Kjo ditë na obligon si ministri që ta kthejmë vetëdijen për respektin tonë për tokën”.

“Bëjmë thirrje të gjithëve që të na bashkohen për një tokë të pastër, sepse e kemi obligim të kujdesemi për pastërtinë. Ne besojmë që do ta rikthejmë tokën tonë në gjendje të duhur”.

Këtij aktiviteti i është bashkëngjitur edhe FSK-ja. Nënkoloneli Afrim Veseli tha se FSK-ja çdo herë do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke bërë të ditur se kanë organizuar makinerinë për të bërë pastrimin e deponive ilegale.

Edhe drejtori i kompanisë “Pastrimi” Feim Salihu, tha se janë mobilizuar që të ndërmarrin aktivitete që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve karshi mjedisit.

Në fund u ndan mirënjohje për disa nga aktivistët që vazhdojnë të japin kontribut në ruajtjen e mjedisit.

Të ngjashme