Në Ditën e Çlirimit Prishtina bëhet me platformë informuese turistike

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 16:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës është prezantuar platforma informuese turistike e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Adrian Berisha, nga komuna e Prishtinës ka prezantuar kompaninë fituese të platformës informuese e cila është “Republik of People”.

“Ne kemi përzgjedhur kompaninë ‘Republik of People, brendin turistik, ku qëllimi është për ofrimin e Komunës së Prishtinës për turizmin, që të bashkëpunojë me organizata, me kafiteri, me ecje të ndryshme, me kompani të biçikletave, etj”, tha Berisha, teksa shtoi se është një platformë që tregon specifikat e qytetit të Prishtinës.

Berisha tha se si komunë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjithë në mënyrë që platforma të ketë sukses.

“Si institucion do të përpiqemi të bashkëpunojmë me të gjithë, se çka mundemi të bëjmë, cilat janë eventet, po shikojmë edhe platformat sociale se si mund të komunikojmë”.

“Kur e kemi hapur konkursin jemi munduar të jemi sa më transparent që me i informua kompanitë e dizajnit që mund të punojnë në këtë platformë, jemi të hapur për të gjitha”, tha ai.

Ndërsa Denis Tortoshi nga kompania “Republik of People”, e cila është fituese e këtij projekti, tha se kanë bërë hulumtime se si do të arrihet në finale ky brend, raporton EO.

“Është brendi informativ i Prishtinës. Gjatë procesit ne si agjencion kemi bërë shumë hulumtime dhe kemi mësuar shumë dhe kemi vendos me shku më larg se brendi informativ, jemi mundu me simbole ku paraqiten vlera dhe kultura e qytetarëve të Prishtinës”, tha ai.

Të ngjashme