Në Ditën e Energjisë së Ripërtërishme, bëhet thirrje të përdoren pajisjet efiçiente

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 10:24 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore për herë të parë në Kosovë kanë shënuar Ditën së Energjisë së Ripërtërishme, raporton Ekonomia Online.

Aktivitete kanë filluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj ka demonstruat se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtërishme si energjia kinetike, energjia e erës dhe energjia solare.

Elion Gërguri nga “Balkan Green Foundation”, tha se këtë aktivitet po e organizojnë për herë të parë me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që të përdorin pajisjet efiçiente në mënyrë që të kursehet rryma.

“Sot jemi mbledhur këtu në sheshin “Zahir Pajazti” për të shënuar Ditën e Energjisë së Ripërtërishme, në Kosovë është hera e parë që shënohet një ditë e tillë nuk është shënuar më parë, kështu që kemi menduar të organizojmë një ditë përplot me aktivitete me partnerët tanë”.

“Nxënësit e shkollës së Gjelbër të cilët do të demonstrojnë se si funksionon energjia e Ripërtërishme në Kosovë”.

“Në Kosovë siç dihet energjia e ripërtërishme është si temë diçka e re me një anë po provojmë të rrisim vetëdijesimin tek qytetarët se si funksionojnë këto pajisje të thjeshta, por me të vërtetë me potencial të madh” tha ai.

Yllëza Bajrami, nxënëse në shkollën e “Gjelbër”, tha se po mundohen që tu tregojnë qytetarëve se si të përdorin energjinë e diellit.

“Ky aktivitet mbahet për nderë të ditës së çlirimit të Prishtinës, përmes këtij aktiviteti ne po mundohemi të tregojmë se si mundë t’i përdorim edhe energjinë e dellit edhe se si të jemi efiçiente”, tha Yllëza

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës deri në mbrëmje, ku në orën 21:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, Doku Fest do të shfaqë filma për fëmijë.

Të ngjashme