Në Ditën e Evropës, hapet ekspozita me fotografi për krimet serb ndaj shqiptarëve

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 14:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën e Evropës, për ta kundërshtuar izolimin e Kosovës nga BE-ja, Demokracia Studentore (DS) ka ekspozuar fotografi të gjenocidit dhe spastrimit etnik që e ka kryer Serbia mbi popullin civil në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Mexhid Ramusa, nga DS-ja, tha se kjo ekspozitë është për të shfaqur para të gjithëve krimet e Serbisë në Kosovë dhe që populli kosovar vazhdon të jetë i izoluar padrejtësisht nga BE-ja.

Ai tha se ekspozita është vendosur pranë Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së sepse në këtë vend Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Organizata Demokracia Studentore ka filluar një ekspozitë për të kundërshtuar izolimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian me temën ‘Të vrarë, të masakruar dhe të izoluar’ kjo ekspozitë ka filluar bë këtë objekt sepse ky objekt simbolizon dhunën dhe gjenocidin që është kryer mbi popullatën civile dhe do të vazhdoj të mbahet edhe në disa shtete tjera të Evropës, në Bruksel, Berlin, Paris dhe në Nju Jork”, tha ai.

Ramusaj tha se izolimi po dëmton rininë kosovare e cila po pengon rininë të jetë pjesë e konferencave të ndryshme në botë, raporton EO.

“Kjo ekspozitë ka filluar për t’i treguar Evropës dhe botës se jemi vra, jemi masakruar dhe në fund jemi të izoluar dhe ky izolim po bëhet padrejtësisht ndaj qytetarëve, rinisë dhe studentëve qe jemi sepse nuk po mundemi të marrim pjesë në konferenca të ndryshme dhe është një bllokim total për ne”, tha Ramusa.

Të ngjashme