Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, marshohet për mjedis më të pastër

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 13:05 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile, ka organizuar marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, raporton Ekonomia Online.

Marshi nis nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdoi deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Hilmi Jashari, Avokati i Popullit tha se sot në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut së bashku me shoqërinë civile, kanë dalur të protestojnë për të drejtën për mjedis më të pasur.

“Tema që është përzgjedhur sot ka të bëjë me ajrin e pastër, shqetësimet e kosovarëve vazhdojnë të jenë lidhur me ndotjen e ajrit si problemin më madhorë në vend, problem tjetër janë hidrocentralet e vazhdueshme dhe mungesa e ujit të pijshëm, vazhdon degradimi i lumenjve numri i impianteve mbetet i kufizuar”

Jeta Xharra nga shoqëria civile tha se me ajrin e ndotur në Kosovë qytetarët në vend do të jetojnë 10 vjet më pak.

“Sot ne dalim në këtë shesh me protestua duke thënë se veç pse jemi qytetarë të lirë prej armikut nuk domethënë që jeta jonë nuk është duke na u shkurtuar në baza ditore, sot qytetarët e Kosovës jetojnë 10 vite më pak se qytetari evropian e kjo është një mbytje e ngadalshme që nuk është duke na e bërë më Serbia por po ja bëjmë vetvetes…”

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Të ngjashme