Në dy ditët e ardhshme do të ketë mot të nxehtë

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë motë i nxehtë.

Temperaturat do jenë nga 12-14 minimale, kurse ato maksimalet 27-32 gradë celcius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë, gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Nuk parashikohen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius”.

” Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme