Në dy ditët e ardhshme mot i vranët dhe me riga lokale shiu

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë i vranët.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme