Në dy ditët e ardhshme mot me diell dhe vranësira

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë dy ditëve të ardhshme me 11 e 12 nëntor në Kosovë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 0-2 gradë celsius, kurse ato maksimale nga 12-14 gradë.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit, për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme