Në dy raste të ndryshme të shtënave në ahengje Policia në Vushtrri konfiskon dy armë

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mbrëmjes së datës 06 gusht 2022, njësitet policore në Vushtrri kanë reaguar në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje.

Informata për të shtëna ishin raportuar në dy lokacione të ndryshme në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy armë të llojit pistoleta, një (1) fishek dhe katër (4) gëzhoja, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj.

Të ngjashme