Në Esenler të Stambollit u hap kursi i gjuhës shqipe

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të mësimit të gjuhës shqipe, me iniciativë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Esenler Rumelililer Derneği”, në Esenler të Stambollit filloi punën kursi i parë i gjuhës shqipe.

Të theksojmë se në këtë pjesë të Stambollit jeton një pjesë e madhe e diasporës shqiptare, prandaj edhe nga ky kurs do të përfitojnë të gjithë ata që janë të interesuar ta mësojnë shqipen.

Këtë kurs dhe të tjerë që do të hapen, MDIS-i do t’i mbështetë në vazhdimësi.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Të ngjashme