Në Ferizaj përkujtohen Dëshmorët, Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Paraditen e sotme, në nderim të jetës, veprës dhe gjakut të derdhur për lirinë në 20 vjetorin e rënies u përkujtuan Dëshmorët e Kombit, Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi bashkë me drejtorë komunal, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu dhe dhjetëra qytetarë e familjarë të dëshmorëve bënë homazhe duke u përkulur dhe vendosur kurora lulesh në varret e dy dëshmorëve dhe lapidarin e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj.

Dëshmorët e Kombit, Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu ranë heroikisht, për të mos vdekur kurrë, 20 vjet më parë në luftën tonë çlirimtare sikurse mijëra Dëshmorë të Kombit , vepra, heroizmi, sakrifica e të cilëve solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Image may contain: 6 people, people standing, suit and outdoor
Image may contain: 6 people, people standing, sky, plant and outdoor

Të ngjashme