Në fundjavë rikthehet i nxehti afrikan

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 12:22 | Nga

Në ditët e fundjavës, fusha të larta barike që do të shtrihen mbi rajon do të sjellin përmirësim të motit, ndërsa nga Afrika veriore prej ditës së diel dhe gjatë javës së ardhshme do të rikthehet vapa afrikane.

Të shtunën dhe dielën do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e hënë do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira, ku në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia që vransirat, rreth viseve malore të shoqërohen me riga lokale shiu dhe bubullimë.

Në ditët e para të muajit gusht, parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, por që do të jenë normale për këtë periudhë kohore. Minimalet do të sillen nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 31C deri në 33C, e në Dukagjin edhe deri në 35C.

Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 2-8m/s

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale dhe do të mbetet stabile përgjatë kësaj periudhe pesëditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme