Në fundjavë rikthen reshjet në Kosovë

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet meteorologjike të cilat do të mbizotërojnë në Kosovë, tri ditët e ardhshme.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se të premten do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq njoftohet se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa të dielën do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë, ndërsa në viset malore do të bie vetëm borë.

“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet tutje në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme