Në fundjavë sërish priten vranësira dhe të reshura shiu

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 12:37 | Nga

Pas motit të qëndrueshëm dy ditëve të fundit, gjatë fundjavës një turbullirë nga Atlantiku, që momentalisht ka filluar të depërtojë mbi Mesdhe, do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura shiu.

Si rrjedhojë, të shtunën pas mëngjesit me mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten rrebeshe të dobëta shiu. Të dielën, pas mëngjesit me reshje të qëndrueshme shiu, gjatë ditës priten rrebeshe shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

Në ditët e para të javës së ardhshme, të hënën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me rrebeshe të dobëta shiu. Nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu.

Temperaturat gjatë fundjavës do të ngritën mbi vlera mesatare, me minimale nga 7C deri në 10C, e ato maksimale nga 19C deri në 21C. Nga dita e hënë, temperaturat maksimale pritet të zbresin nën vlera mesatare, deri në 15C.

Era do të fyejë nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme