Në Gjemani jetojnë 37% e emigrantëve kosovarë, në Zvicër mbi 29%

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 11:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës nëpër shtete, sipas ndarjes territoriale e administrative, raporton Ekonomia Online.

Sipas të dhënave të cilat i prezantoi Kadri Sojeva, del se në Gjemani jetojnë 37% e emigrantëve kosovarë, kurse në Zvicër mbi 29%

“Gjermania ka 37% të emigrantëve, kurse Zvicra 29.30%. Viti i migrimit më frekuencën më të madhe janë prej vitit 1990 deri në vitin 1995. Hulumtimi i të dhënave është bërë me 400 mijë  të anketuar”.

Qëndresa Fazliu, zyrtare për Informim nga mistria e Diasporës, ka bërë të ditur se kanë filluar regjistrimin nga viti 2014, kurse nga viti 2017 regjistrimi është bërë në mënyrë elektronike.

“Ministria i Diasporës ka filluar regjistrimin prej viti 2014. Që nga viti i  2017 regjistrimi është bërë në mënyrë elektronike”.

Zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës të regjistrohen sepse sipas tij, ata i duhen vendit për të gjitha çështjet.

Ai më tej ka shtuar se edhe në zgjedhjet e fundit ka pasur problem sa i përket mosregjistrimit të diasporës.

“Është shumë më rëndësi që ne të kemi një regjistër të tillë sepse asnjëherë deri sot nuk kemi pasur një numër të përafërt për të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë sepse kemi pasur një migrim të madh. Është me rëndësi që ne si komb të kemi një numër të përafërt të gjithë shqiptarëve”.

“Sot me këtë punë e keni bë shumë të lehtë regjistrimin e shqiptarëve në diasporë. Ju bëjmë thirrje që të gjithë shqiptarët të diasporës të regjistrohen sepse ata na duhen për të gjitha çështjet si për popullsi ashtu edhe për aktivitete”.

“Edhe në zgjedhjet e fundit kemi pasur probleme me regjistrimin”, tha Kilaj, raporton EO.

Rifat Blakaj, tha se ky projekt duhet që të vazhdohet nga Qeveria e ardhshme deri në vitin 2021, raporton EO.

“Sot bëhet prezantimi që të paraqet një ngjarje të rëndësishme kur jemi parasysh që Kosova me numrin e popullsisë kanë normat më të larta në shkallën evropiane për shkak të kaluarës historike. Këto sjellim shumë të dhëna statistikore të besueshme dhe të matshme”.

“Ky është projekti i parë institucional në shkallën republike që duhet të mbështet edhe nga Qeveria në ardhme dhe të vazhdojë deri në vitin 2021”.

“Për shkak të kaluarës sonë të pafat gjendej jashtë vendlindjes së tyre. Duhet të krijohen kushte se vetëm ashtu mbyllet rrethi migrues. Ky hulumtim i Ministrisë së Diasporës është studimi  më i plotë dhe më i besueshëm, shtoi Blakaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme