Në Gjilan vendoset monumenti i djalit të Joe Biden

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën Gjilan-Ferizaj është shpalosur sot monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III i cili ishte djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, me iniciativë të të cilit është vendosur ky monument, e ka vlerësuar lart kontributin e Joseph R. “Beau” Biden.

“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme