Në Gjilan vetëm pesë pacientë me Covid-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, gjatë takimit të radhës të mbajtur sot bëri të ditur se janë duke u trajtuar pesë pacientë në Spitalin e Përgjithshëm, deri sa 35 raste janë aktive me COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21.343 mostra, 6.415 kanë rezultuar pozitivë, 6.242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 31 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 35 mostra në pritje për  rezultat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme