Në gjinekologjinë e Pejës kanë lindur 15 fëmijë gjatë vikendit

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e Pejës gjatë këtij vikendi kanë ardhur në jetë 15 fëmijë.

Nëna kanë lindur 11 djem dhe katër vajza. Tetë lindje janë kryer me procedurë normale ndërsa shtatë me operacion cezarian.

Ndërkaq në këtë spital 788 pacientë janë trajtuar si raste emergjente, ku 66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 439 pacientë që në total kanë bërë 4,964 analiza. 17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme